Eliot Engel në Kongresin e ShBA-së: Dhunimet e serbëve ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova
Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i ka paraprirë sot më një fjalim rrëfimit të kosovares së dhunuar gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila do të dëshmojë për përjetimet e saj të dy dekadave më parë.
Ai tutje tha se dhunimet në atë kohë ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova.
“Beogradi është përgjegjës edhe për dhunimin e 20 mijë grave. Raporti Human Rights thotë se përdhunimet kanë qenë të pranishme në Kosovë dhe si armë e luftës për spastrim etnik. Përdhunimet nuk kanë qenë individuale por mjete të qëllimshme për të terrorizuar popullatën civile.
Dhunimet ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova. 20 vjet më pas pak është bërë që të vihet drejtësia. Asgjë nuk është bërë që të sigurohet drejtësi për viktimat.“Nuk është arritur më shumë për drejtësi ndaj viktimave që kanë vuajtur nga ushtria e Sllobodan Millosheviqit. Ne mendojmë që aleatët kanë mundur të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi. Nuk është bërë asgjë ndaj serbëve që kanë bërë krime. Le ta kemi të qartë që shumica dërmuese e krimeve të luftës dhe ndaj njerëzimit janë kryer nga forcat e sigurisë së Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ky është fakt”.