Listohet në mesin e këngëtarëve shumë të dashura shqiptare ani pse nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, shkruan OnAir
Është kjo këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu e cila ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Fejesa” dhe po arrin sukses të jashtëzakonshëm.
Këngëtarja e njohur gjithmonë ka arritur që me projektet e saja muzikore të sjell tematika të shumta të cilat janë gjithmonë të mirëpritura nga publiku shqiptar.
Fejesa titullohet projekti i fundit dhe ka arritur që të listohet menjëherë në mesin e këngëve më të dashura shqiptare
Para këtij projekti ajo kishte publikuar edhe projektin me titullin “Fustani i bardhë” një këngë që edhe sot e kësaj dite listohet në mesin e projekteve më të suksesshme të diskografisë shqiptare.
Këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu ka edhe disa bashkëpunime me nënën e saj Shyhrete Behlulin që konsiderohen bashkëpunimet më të suksesshme shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=VrIyWzv5SVk