Pasi sukseseve që po korrë në botë, e posaçërisht pasi u ftua që të jetë edhe zeri i Kampionatit Botëror në këngën “Live It Up”, këngëtarja kosovare me famë botërore Era Istrefi sot është dekoruar me dekoratën presidenciale nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ajo ishte e ftuar në presidencë ku pati disa momente jo fortë të këndshëm, e kjo nga fustani i shkurtë që e kishte veshur, në një moment “rrezikoi” që të tregonte më shumë se ç’duhet.
Por për kundër kësaj Era dukej mjaftë bukur si çdo herë dhe mjaftë e emocionuar për përkrahjen që po merr nga të gjithë. Era Istrefi është nderuar me Medalje Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.