Ermal Mamaqi nuk i kursen shakatë edhe kur tregon anën romantike.

Ermal Mamaqi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqet pranë Amit.

Moderatori ia shpreh publikisht dashurinë partneres, por në një mënyrë shumë të çuditshme, duke i bërë të gjithë të qeshin me atë shaka.

“Edhe pse ma hëngre kosin e frutave që kisha 2 ditë që e ruaja në frigo për ta ngrënë sot,unë prapë të dua”, ka shkruar Mamaqi.

Për ndryshe, Ermali dhe Ami janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.