Ledri Vula është ndër artistët më të pëlqyer në estradë.
Këtë gjë e tregon publiku i pranishëm në çdo koncert të tij si dhe suksesi i këngëve që publikon.
Së fundi, reperi ka publikuar një video në të cilën ka filmuar një fanse të tij, e cila nga vetura bënte veprimin që habiti atë. Ajo kishte dalë sipër veturës dhe po bënte lëvizje, të cilat i rrezikonin jetën asaj, pasi vetura ishte në lëvizje.

Reperi e publikoi videon në rrjete sociale, ndërsa raste ‘ekstreme’ ka ndarë edhe së fundi me fansat e tjerë, ku femrat gjatë koncertit i hedhin të brendshmet në skenë.