Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka deklaruar se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Gashi i pyetur nga gazetarët,  gjatë një vizite që ka pasur sot në Obiliq, në lidhje me atë se a ka pasur të interesuar nga komuniteti serb për të aplikuar në pozitat që janë shpallur në Policinë e Kosovës, ka thënë se ka pasur interesim të lartë për pozitat që ka shpallur Policia e Kosovës.