Atraktiviteti, pozitiviteti, energjia dhe përkushtimi ndaj punës së saj e kanë bërë që të shkëlqejë në çdo paraqitje të saj dhe të dhurojë çdo herë performanca të veçanta.
Por, nuk është vetëm muzika që e ka veçuar nga të tjerët, por edhe stili i saj që gjithmonë është paraqitur me plot sharm dhe veshje të dalluar, bëhet fjalë për Gilin këngëtaren e shumë hiteve.
Në fakt, ende vazhdon të jetë e tillë. Këtë ritëm të veshjes vazhdon ta ruajë edhe sot, e që këtë e dëshmon gjithnjë që është e vetmja që veshjeve iu jep hjeshi dhe bukuri.
Meqë, është vlerësuar gjithmonë për stilin e dikurshëm por edhe të tanishëm, Gili po di të prekë në zemrat e të gjithëve dhe të vijë çdo herë e më moderne, ashtu edhe si në këtë fotografi që duket për mrekulli.