Deputeti i Kosovës Agon Batusha, alarmoi opinionin kosovar  përmes një postimi në Facebook.
“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës,
Situata është jashtë çdo kontrolli!
Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.
Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka thënë Batusha .
Por, ky lajm nuk doli të jetë i vërtet. Deputetin e demantoi Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës Ferdinand kolaj. Ai pohon vetëm 3 vdekje dhe jo 5.
Në Spitalin e Gjakovës aktualisht janë të shtruar 50 pacientë dhe gjendja nuk është aspak e mirë./ OnAir.