Derisa maji është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës, qershori do të jetë muaji i kontrolleve pa pagesë në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë.
Kështu bën të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila thotë se maji paraqet periudhën kur mund të ketë një frekuencë të paraqitjes së sëmundjeve të lëkurës.
Me qëllim të sensibilizimit, Ferizi tregon se kanë organizuar një numër të tërë aktivitetesh, të cilat fillojnë qysh sot, prej orës 12:00 deri në orën 15:00 në sheshin “Nënë Tereza”.
Aty, qytetarët do të mund të pyesin, të informohen dhe të orientohen nëse duhet të shkojnë tek dermatologu për kontrolle të mëtutjeshme.