Një burrë nga Ukraina ka aplikuar për Librin e Rekordeve të Ginisit, me pretendimin se e ka familjen më të gjerë në botë.Pavel Semenyuk gjithmonë kishte ëndërruar për një familje të madhe, andaj ishte tejet i gëzuar kur bashkëshortja tij solli në jetë fëmijën e 13-të.Familja Semenyuk jeton në fshatin Dobroslav të regjionit Odessa Oblast. Megjithëse e kishte konsideruar vetën me fat, për të gjitha ata fëmijë, me 127 nipa, 203 stërnipa dhe tre stër-stërnipa, Pavel po konsiderohet si njeri jo i zakonshëm.Është një familje e madhe dhe e lumtur, ka thënë punonjësi i pensionuar nga ndërtimi, duke shtuar se të vetmin problem e ka t’ju mbajë mend emrat të gjithëve.“Më të vjetërve iu di emrat, por të rinjtë që po shtohen çdo ditë, nuk po mund t’i emëroj”, ka thënë Pavel.

“Përgatisim porcione të mëdha ushqimi, në mënyrë që të ushqehen të gjithë. Gratë, gjithmonë e ndihmojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Vira 66-vjeçare, që është e bija e Pavel. Para disa ditësh, familja Semenyuk, është njohur si familja më e madhe në Ukrainë.

Emrat e tyre janë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Rekordeve, ndërsa do të aplikojnë për Rekordet e Ginisit.

“Jemi një familje e veçantë. Deri më tani, familja me më së shumti trashëgimtar i ka 192 anëtarë dhe vjen nga India”, ka thënë një anëtare e familjes.