Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj janë një nga çiftet më “IN”.
Ata vazhdojnë të përfliten në shtypin mediatik posaqërisht tani, gjatë Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

E kjo për faktin se Graniti shkëlqeu në Botëror, i cili na bëri krenarë të gjithëve edhe pse dje skuadra e tij Zvicra, u eliminua nga Suedia. Leonita në rrjete sociale ka publikuar disa imazhe me të cilat tregon se Graniti është kampioni i saj, pavarësisht lojës.

Në mesin e shumë imazheve ishte edhe puthja e zjarrtë që shkëmbyen me njëri-tjetrin, ku duken të mrekullueshëm. Vlen të ceket se ditë më parë çifti i njohur festuan përvjetorin e martesës.