Një nga këngëtarët më të dashura shqiptare ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me një këngë surprizë e cila madje po arrin klikime të jashtëzakonshme pa mbushur shumë ditë që nga koha e lansimit, shkruan Onair

Jemi mësuar që Gresa Behluli gjithmonë të sjell këngë që mbesin gjatë në memorien e audiencës shqiptare. Por kësaj radhe për dallim nga projektet muzikore të kaluara ajo ka lansuar një super projekt të cilin e ka titulluar “Fajet”.

E ky projekt nga Gresa ka rezultuar tejet i suksesshëm duke arritur kështu të grumbullojë një numër të madh të klikimeve në YouTube.