I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti është deklaruar pro këtij vendimi, duke thënë se rihapja bëhet me 3 Gusht, shkruan OnAir.

Mirpo, sfidë për komunën e Prishtinës mbetet mosha e shtyer e stafit të punëtorëve në çerdhet publike.

Hapja do të bëhet pas mbikqyrjes nga autoritetet komunale.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit: ” Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e të ja lënë Komunave. Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e Premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të bëhet nga e hëna,  3 Gusht 2020. Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultoj me ndëshkim. Por, për të gjitha detajet do të ju lajmërojmë me kohë”, shkruan Ahmeti

Ndërkaq dihet se 5 punëtore Mësuse nga çerdhet e Prishtinës kanë qenë të infektuar gjatë kohës sa ishin hap çerdhet. Po ashtu, ka pasur edhe fëmijë e drejtor të çerdheve të infektuar.

Edhe Komuna e Gjilanit dhe Ferizajit kanë aprovuar një vendim të tillë.