Ballafaqohen me shumë raste të rënda brenda një dite, iu besohet jeta dhe shëndeti i njeriut.

Por kur vie puna te pagat qeveria e Kosovës specialistët shëndetësorë i ka barazuar me shoferët e veturave zyrtare të kabinetit qeveritar.

Madje shoferët e kabinetit qeveritar  del të kenë pagë më të lartë se mjeku i përgjithshëm.

Kryetari i Sindikatave të shëndetësisë së kosovës Blerim Syla pagat e punëtorëve shëndetësorë i quan skandaloze.