Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kompromisi më i dhimbshëm që Kosova do të bëjë me Serbinë, është njohja reciproke, që sipas tij nënkupton një lloj falje.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ku ai tha se jo që falen krimet në aspektin ligjor, por është një lloj falje nga momenti i njohjes reciproke.