Select Page

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti përmes një publikimi të bërë në rrjetin social FaceBook ka vendosur që të tregojë për lidhjet familjare në mes të kryeshefit të ri të Telekomit të Kosovës dhe Besnik Tahirit nga radhët e AAK-së, shkruan OnAir

Sipas aktivistit Valdrin Ahmeti kryeshefi i Telekom-it është djali i dajës së Besnik Tahirit, nga radhët e AAK-së, partisë të cilën e drejton kryeministri i vendit Haradinaj.

“Por si po bëhet kjo? Kjo e gjitha së voni po mundësohet nga U.D. së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit Bedri Istrefi i cilia ty gjindet pikërisht për shkak të një lidhje familjare. Bedri Istrefi është saktësisht djali i dajës së Besnik Tahirit të AAK-së, koordinator nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj”, ka shkruar Ahmeti në Facebook!

Ndër tjera ai ka kërkuar që prokuroria të merr masa urgjentisht lidhur me punësimet që bëhen për shkak të lidhjeve familjare.

Në vijim keni statusin e plotë!

 

Daja i koordinatorit nacional për reforma – Kyreshef ekzekutiv i Telekomit!

Në fund të javës së kaluar bashkë me Fatban Bunjaku, në konferencë për medie prezantuam mbi 50 punëtorë nga 200 të punësuarit e vitit 2018 në Telekomin e Kosovës, të identifikuar për lidhjet e tyre familjare e partiake me partitë në pushtet.

Poashtu nga brenda telekomit na u raportua që vikendin paraprak është organizuar një konkurs klandestin për punësimin e mbi 100 personave në Telekom. Ky është krim I organizuar nga qeveria aktuale vetëm e vetëm që t’ia japin goditjet e fundit të shkatërrimit të Telekomit në mënyrë që të duket I arsyeshëm privatizimi I tij.

Por si po bëhet kjo? Kjo e gjitha së voni po mundësohet nga U.D. së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit Bedri Istrefi i cilia ty gjindet pikërisht për shkak të një lidhje familjare. Bedri Istrefi është saktësisht djali i dajës së Besnik Tahirit të AAK-së, koordinator nacional për reformën shtetërore të Qeverisë Haradinaj.
Prokuroria duhet urgjentisht të veprojë! Të fillojë hetimet për këto punësime, përmes të cilave po tentojnë ta shkatërrojnë të vetmen ndërrmarrje publike me të cilën deri vonë jemi krenuar.

STOP shkatërrimit të Telekomit! JO PRIVATIZIMIT