Select Page

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me një çmim “Grammy”.

Dua Lipa është shpërblyer me dy çmime Grammy natën e mbrëmshme në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Ajo mori në shtëpi çmimin për artisten më të mire të re dhe atë për zhanrin ‘dance’.

Albin Kurti  iu bashkua personaliteve shqiptare me urimet për yllin   kosovar Dua Lipa e cila mbrëmë bëri historinë. Në faqen e tij zyrtare ai kishte shkruar “20 vjet pas Lauryn Hill dhe 10 vjet pas Adele, artistja më e mirë e re është Dua Lipa. Çdo gram i Grammy ishte i merituar. Urime!