Select Page

Guidës programore të RTK-së nga kjo e diel ju është bashkuar edhe një serial i ri vendor, shkruan OnAir

Seriali me titull “ISTAR”, tashmë do të transmetohet çdo të diel në ekranin e RTK-së nga ora 20:15. Producente e këtij seriali është aktorja e njohur dhe e dashur për publikun Teuta Krasniqi e cila ka vendosur që përmes shkollës së saj të aktrimit ISTAR të tregojë që gjeneratat e reja janë shumë të talentuara.

Ajo së bashku me regjisorin Ilirjan Himaj kanë arritur që të nxjerrin një serial që pritet të listohet në mesin e më të shikuarve nga audienca shqiptare.

Më poshtë e keni të listuar episodin e parë të këtij seriali.

Na besoni ja vlen…/OnAir