Select Page

Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj. Por le të qëndrojmë tek shqiptarët. Të arrish shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, për ne shqiptarët është sukses.

Shumë artistë të famshëm shqiptarë kanë arritur të kenë mbi 1 milion ndjekës në INSTAGRAM. Disa prej tyre janë Noizy, Ledri, Elvana Gjata, Luana Vjollca, Armina Mevlani, Era Istrefi, KMN Azet.

Mirëpo vetëm një prej tyre ka 2 milion ndjekës dhe ajo është Enca. Këngëtarja shqiptare sapo ka kapur shifrën e 2 milion ndjekësve në Instagram dhe këtë gëzim nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e saj .

Ajo ka publikuar disa foto në instastory ku shkruan: Gjejeni kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës”.

Një pyetje retorike, sepse ajo është ENCA.