Select Page

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në takimin me ambasadorin amerikan Philip Kossnet, gjatë ditës së sotme, kanë diskutuar prapë për taksën. Por, ai ka përsëritur se edhe pas sugjerimeve të tyre, taksa nuk do të hiqet pa njohje.

“Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, është përsëritur edhe sot. Kemi biseduar edhe për krejt temat tjera, për vizitën që të vijnë në Kosovë një delegacion i respektuar. për tema biletarale. Unë e preferoj me hjek taksën, por ajo është e lidhur me njohjen e Kosovës. Arritja e një marrëveshje është në interes të Kosovës, por që zgjidh të gjitha çështjet e hapura, me ulësen në OKB, dhe Tregtinë e Lirë.
Por, nuk vjen para tjetrës. Kjo nuk ka të bëjë me përvojën time, kjo ka të bëjë me Serbinë, i ka kushtuar Kosovës një proces 20 vjeçar i tillë. Do t’i mbetem besnik se ekziston mënyra me u hjek taksa, por do të përgatitet një marrëveshje për me njoh Kosovën. Pra, njohja e hjek taksën”, tha Haradinaj.

I pyetur rreth letrës së gjeneralit Rrahman Rama, që ka thënë se po rrezikohen 12 milionë fonde nga ShBA për FSK-në, ai ka sugjeruar që komandanti Rama të kursehet nga mediat. “Unë komandantin e kom mik. I sugjeroj komandantit le të punon, të kursehet nga mediat. Nëse nuk mundet, ka djem të ri boll. Ai tashmë është komandant i ushtrisë, askund në botë, nuk flet komandanti, ka zëdhënës për media”, ka shtuar Haradinaj. Ndërsa për deklaratën e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenbergut, që FSK-ja nuk mund të shkoj në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it ai tha se:

“Ne i kemi ofruar NATO’s një protokoll të ri, nuk ka veri e jug, është një Kosovë duhet ta kuptojmë të gjithë nuk ka më specifika a është veri, Kosova nuk është e interesuar që të krijoj doktrinë, duhet të ketë garanci që ushtria nuk punon kundër popullit të vet. Se cila rrugë po prishet, e cila po ndreqet, populli jonë e ka një fjali; ajri e sherri janë ngatë”, tha Haradinaj./KosovaPress