Select Page
Kjo lloj diete mund t’ju vrasë

Kjo lloj diete mund t’ju vrasë

Mbipesha përkufizohet si një gjendje në të cilën ka një sasi të tepërt të indeve yndyrore në proporcion absolut ose relativ me përbërjen e trupit.

Një sasi e tepërt e yndyrës zakonisht, por jo gjithmonë, rezulton në një rritje të peshës trupore

Për këtë arsye, një person i dhjamosur gjithnjë e më shumë kërkon ilaçe dhe zgjedh një regjim që është shumë i rrezikshëm dhe jo vetëm që mund të rrezikojë jetën, por gjithashtu dëmton përgjithmonë organet individuale.

Një nga këto terapi të rrezikshme të obezitetit është marrja e hormoneve tiroide për të zvogëluar peshën.

Gjëndra tiroide është organi që ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe sekretohet nga dy hormone – tiroksina (T4) dhe triodotironina (T3), dhe është e lidhur ngushtë me funksionimin e gjëndrës së hipofizës, e cila ndodhet në kafkë.

Hormonet e gjëndrës tiroide janë të nevojshme për pothuajse të gjitha qelizat e organizmit dhe në periudhën e zhvillimit ato janë të nevojshme për funksionimin dhe zhvillimin e qelizave të trurit.

Organizmi funksionon në bazë të një sasie të përcaktuar të këtyre hormoneve, të cilat nuk duhet të jenë në sasi më të vogla ose më të mëdha sesa ato që kërkohen.

Përpjekjet për humbjen e kilogramëve të tepërt duke përdorur këto hormone janë ndalur para një kohe, për shkak të përshpejtimit të metabolizmit, por gjithashtu edhe përshpejtimit të ritmit të zemrës, gjë që mund të çojë në një infarkt akut dhe vdekje.

Prandaj, ju nuk duhet të merrni hormonin e gjëndrës tiroide për të zvogëluar peshën. Kushti i vetëm kur duhet të merret është një funksion i tiroides së reduktuar, pasi atëherë i shtohet ajo që i mungon organizmit.

Bungu qindra vjeçar në Dyz të Podujevës!

Bungu qindra vjeçar në Dyz të Podujevës!

Për shkak të vjetërsisë së tij ky bungu qindra vjeçar i jep fshatit një pamje karakterstike, madje ekzistojnë shumë rrefime për të, madje edhe si pikë referimi në hartat ushtarake, shkruan OnAir

Ky bung gjendet në fshatin Dyz të Podujevës dhe është një nga vetitë kryesore dhe interesante të këtij fshati.

Madje sipas banorëve ky është njëri nga bungët më të vjetër të rrethinës së Podujevës./OnAir

Mungesa e gjumit dëmton ADN-në!

Mungesa e gjumit dëmton ADN-në!

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë dëmtimin e përhershëm të ADN-së dhe shton mundësinë për t’u prekur nga kanceri.

Ky përfundim doli nga një studim i Universitetit të Hong Kongut me 49 mjekë, 24 prej të cilëve duhej të punonin gjatë natës.Shkencëtarët thanë se mungesa e gjumit nuk i jep mundësinë ADN-së që të kryejë procesin e saj të rikuperimit dhe çon në disa sëmundje të rënda.

Për të rriturit, koha e gjumit rekomandohet të jetë 7 orë, por studime të ndryshme kanë treguar se jo gjithmonë ky orar respektohet. Madje, thonë se sot të rriturit flenë deri në 5 orë gjë që është shumë pak në krahasim me rekomandimet.

A jeni përdorues i SNAPCHAT? Nuk do ju pëlqejë kjo ide!

A jeni përdorues i SNAPCHAT? Nuk do ju pëlqejë kjo ide!

Snapchat po kërkon të lejojë fotografitë e dala në ‘MyStory’ të qëndrojnë më gjatë në aplikacion.
Ndërmarrja e rrjeteve sociale po mendon që postet publike të qëndrojnë më gjatë apo madje të bëhen edhe të përhershme, si dhe të zbulojë identitetet e atyre që bëjnë postimet, sipas Reuters.

Snap po shqyrton me kujdes edhe privatësinë, ndikimin teknik dhe ligjor të lëvizjeve të tilla, vuri në dukje raporti, transmeton lajmi.net.

Këto ndryshime do të vlejnë vetëm për fotot dhe videot që ndahen në fotografitë që ndahen në ‘MyStory’, thuhet burim.

Snapchat nuk pranoi të komentonte mbi raportin, sipas Reuters.

Zbulohet cilët tipa të njerëzve rrezikohen më shumë nga depresioni!

Zbulohet cilët tipa të njerëzve rrezikohen më shumë nga depresioni!

Nëse e ndieni veten të deprimuar gjatë dimrit, ngjyra e syve mund të jetë një ndër faktorët e këtij emocioni.
Një studim i ri ka zbuluar se personat me sy kafe kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit të dimrit – i njohur edhe si çrregullim emocional sezonal (SAD) – sesa ata me sy të kaltër, transmeton lajmi.net.

Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Uellsit Jugor anketuan 175 studentë për modelet e tyre të depresionit sezonal.

Rezultatet zbuluan se njerëzit me sy të kaltër kishin më pak gjasa të zhvillonin depresion gjatë dimrit sesa ata me sy më të errët ose ngjyrë kafe.

Studiuesit besojnë se arsyeja për këto dallime mund të jetë sasia e dritës që sytë e individit mund të përpunojnë.

Njerëzit me ngjyrë më të çelë të syve janë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe lëshojnë melatonin gjatë dimrit – një mekanizëm i cili besohet të sigurojë njëfarë qëndrueshmërie ndaj depresionit të dimrit

Cili popull konsumon më shumë mish?

Cili popull konsumon më shumë mish?

Kemi dëgjuar së fundmi që njerëzit kanë reduktuar konsumimin e mishit, madje disa prej tyre e kanë hequr tërësisht nga dieta, duke mos e konsumuar fare.

Arsyet për ketë janë kryesisht se konsumimi në mënyrë të moderuar të mishit është më e shëndetshme, ndikimi i tyre në mjedis si dhe mirëqenia e kafshëve. Një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë ndalur të hanë mish ose kanë reduktuar përdorimin e tij, ndërsa dy të tretat e atyre në SHBA thonë se hanë më pak mish.
një numër dokumentarësh dhe avokatë të nivelit të lartë veganë, kanë nxjerrë në pah përfitimet e mundshme të ngrënies më pak mishit. Ajo që ne dimë është se konsumi global i mishit është rritur me shpejtësi gjatë 50 viteve të fundit.

Prodhimi i mishit sot është gati pesë herë më i lartë se në fillim të viteve 1960 – nga 70 milion tonë në më shumë se 330 tonë në vitin 2017. Njëra prej arsyeve konsiderohet të jetë se tashmë në botë është rritur numri i popullsisë. Gjatë kësaj periudhe popullsia botërore është më shumë se dyfishuar. Në fillim të viteve 1960 kishte rreth tre miliardë njerëz, ndërsa sot janë më shumë se 7.6 miliardë.
Megjithëse popullsia është rritur, prodhimi i mishit është rritur pesëfish.

Në cilin shtet konsumohet më shumë mishi? Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës së Bashkimit Evropian , shihet një lidhje në mes pasurisë së një vendi konsumit të mishit në të gjithë botën.

Në vitin 2013, SHBA dhe Australia kryesuan tabelat për konsumin vjetor të mishit. Krahas Zelandës së Re dhe Argjentinës, të dyja vendet rezultonin me konsumim me më shumë se 100 kg për person, ekuivalente me rreth 50 pula ose gjysmë gjedhi secili.

Në fakt, niveli i lartë i konsumit të mishit mund të shihet në të gjithë Perëndimin, në shumicën e vendeve në Evropën Perëndimore që konsumojnë mes 80 dhe 90 kilogramë mish për person.Në anën tjetër të spektrit, shumë nga vendet që janë më të varfra në botë hanë shumë pak mish, transmeton KosovaPress.