Select Page
Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi!

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi!

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi.

Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore.Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për luftimin e inflamacionit kronik .

Shafrani i Indisë është vërtetuar që përmirëson funksionin e trurit, kujtesës, si dhe parandalon një numër të madh të çrregullimeve.

Ai gjithashtu ndihmon në shërimin e artritit, për të cilin kurikurumi është një kurë 100% natyrore anti-inflamatore.Shafrani është gjithashtu shumë i mirë në përmirësimin e funksionimit të enëve të gjakut, duke penguar koagulimin e gjakut, si dhe duke përmirësuar presionin e gjakut.Ai gjithashtu parandalon bakteret dhe parazitët në zorrë, parandalon plakjen si dhe shumë funksione të tjera të jashtëzakonshme.

A e dini cilat janë tri situatat që ju ndryshojnë përgjithmonë jetën!

A e dini cilat janë tri situatat që ju ndryshojnë përgjithmonë jetën!

Në kanalin zyrtar të Elvis Naçit mund të gjeni video të ndryshme që prekin tematika të shumta dhe që janë aktuale në shoqërinë shqiptare, shkruan OnAir

A e dini cilat janë tri situatat që ju ndryshojnë përgjithmonë jetën?

Në jetë nuk duhet humbur këto tri gjëra!

Sipas një video të publikuar janë durimi, shpresa dhe nderi!

Për më shumë dëgjojeni rrëfimin e listuar më poshtë/OnAir

Frutat e malit janë ilaç për organizmin!

Frutat e malit janë ilaç për organizmin!

Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në gjendje të egër.
Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që duan të mbajnë peshën nën kontroll.

Boronica ja ka dal të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.

Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.

Parandaloni rënien e flokëve duke konsumuar këto ushqime

Parandaloni rënien e flokëve duke konsumuar këto ushqime

Humbja e flokëve është një nga problemet më të shpeshta që hasin njerëzit.

Arsyet e kësaj mund të jenë të shumta, por siç vlerësojnë disa shkencëtarë, gjenetika është ajo, e cila vlerësohet si një nga shkaqet kryesore.Por, ajo nuk është arsyeja e vetme. Shkak tjetër mund të jetë mungesa e vitaminave dhe përbërësve të ndryshëm në organizëm.

Mirëpo, ekzistojnë ushqime, të cilat pretendohet se mund të parandalojnë humbjen e flokëve.

Sipas disa studiuesve, ushqimet e pasura me hekur ndihmojnë shumë për të pasur flokë të shëndetshme, ku një nga burimet e hekurit është spinaqi, i cili i është plotë me minerale dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në mbajtjen e folikulave të flokëve të shëndetshme.

Mishi i viçit gjithashtu është burim shumë i mirë i hekurit, vezët, fasulja, si dhe arrat e Brazilit, do të ishin të mirëseardhura në dietën tuaj.

74 vjetori i gazetës “Rilindja”

74 vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 74 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme. Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb.

Një pjesë e stafit të kësaj gazete e vazhdoi punën me shtypjen e gazetës së përditshme me “Bujku”. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyll./KosovaPress/

 

Kikirikë për një zemër të shëndetshme!

Kikirikë për një zemër të shëndetshme!

Kikiriku është një burim i mirë i proteinave dhe ka një përmbajtje të lartë të vitaminave, mineraleve dhe përbërësve bimorë.

Acidi oleik që përmban mund të zvogëlojë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rritet mirë (HDL).

Kikirikët janë në gjendje për të parandaluar sulmin në tru dhe sëmundje koronare duke rritur lipide të shëndetshme të gjakut.

Përveç kësaj, parandalojnë formimin e gurëve në stomak, kontribuojnë në lëkurën e ndritshme dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Megjithatë, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës dhe kalorive në kikirikë, nuk duhet të ekzagjerohet në konsumim, dhe çdo ditë janë të mjaftueshme 30 gramë.