Select Page
Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin!

Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin!

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ të kryeqytetit, dje pas mesnate.

Sot mot me diell por në vikend borë e shi!

Sot mot me diell por në vikend borë e shi!

Ditët e para të javës do të karakterizohen me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, ku mund të sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet e një moti stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e cilësisë së ajrit do të përkeqësohen, gjatë ditës mund të zbresin në vlera normale, e në orët e mbrëmjes do të rriten në vlera të pashëndetshme.

Nesër, mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Haradinaj flet për fjalët e rënda që i tha dje në Kuvendin e Kosovës

Haradinaj flet për fjalët e rënda që i tha dje në Kuvendin e Kosovës

Në seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbajti një fjalim që bëri të tjerët të mendojnë për lëkundje në koalicionin qeverisës.

Ndërkohë, u raportua se Ramush Haradinaj ishte i acaruar gjatë dhe pas atij fjalimi.

Por, një gjë të tillë ka mohuar i pari i ekzekutivit. Gjatë homazheve në Gllogjan, Haradinaj është pyetur për këtë çështje. Kur përfunduan fjalimet në seancën e djeshme solemne, Haradinaj është dëgjuar edhe teksa bënte disa ofendime.

“Ma qenef mashkull në jetë…”, kishte thënë ai. I pyetur se kujt iu kishte referuar, ai tha se nuk i kujtohet.

Vuçiq marrëveshjen me Kosovën e sheh më keq se ferrin!

Vuçiq marrëveshjen me Kosovën e sheh më keq se ferrin!

Pasi Greqia dhe Maqedonia zgjidhën mosmarrëveshjet rreth emrit, presioni ndërkombëtar po zhvendoset tek Vuçiq për të punuar rreth një marrëveshje me udhëheqësin kosovar Hashim Thaçi.

Kjo (marrëveshje) do t’u mundësonte të dyja palëve anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe të paktën në rastin e Kosovës, edhe anëtarësimin në NATO.Kështu shkruan gazeta amerikane Bloomberg e cila ka zhvilluar një intervistë më presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas konferencës globale të sigurisë në Mynih.

“Të dy e dimë çfarë duam”, tha Vuçiq, vendi i të cilit ndodhet në rajonin qendror në një lufte gjeopolitike në mes ndikimit rus dhe atij të Perëndimit.

“Nuk është aq larg sa duket”, ka shtuar Vuçiq. Megjithatë Vuçiq nuk shpreson se arritja e një marrëveshjeje do të jetë e lehtë. “Të dy udhëheqësit do të duhet t’u shpjegojnë votuesve se asnjëra palë nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”, tha ai.

Ndërsa të dy liderët thonë se janë gati të rifillojnë bisedimet, Vuçiç tha se fillimisht taksa duhet hequr dhe çdo marrëveshje kërkon lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Duke përmendur mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe asaj që tani është Republika e Maqedonisë Veriore, Vuçiq tha se kjo ishte një marrëveshje më e lehtë krahasuar me atë të Kosovës dhe Serbisë. “Do të jetë më keq se sa ferri,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Parashikimi i motit për sot!

Parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Dje ishte festë por institucionet pushojnë sot!

Dje ishte festë por institucionet pushojnë sot!

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kosova kishte festë gjithandej.

Por, sot, e hënë, është ditë pushimi.

Kështu, në kalendarin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës, për vitin 2019, në pajtim me nenin 2 të Ligjit për festat zyrtare, e hëna 18 shkurt, është pushim.

Kjo, meqë 17 shkurti qëlloi e diele. Në Kosovë, shumë kohë është kërkuar që kur festat të bien në vikend, mos të lidhen ditët e pushimit./