Select Page
Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët.Vranësirat gjatë ditë së sotme parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Përkujtohet masakra e Poklekut, kërkohet mbledhja e fakteve për gjykimin e krimeve serbe

Përkujtohet masakra e Poklekut, kërkohet mbledhja e fakteve për gjykimin e krimeve serbe

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Poklekut e cila nisi me një minutë heshtjeje për të gjithë të rënët.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Drenica ishte cak i gjenocidit për disa herë me radhe dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Skender Muqolli, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të mbledhin faktet dhe në momentin kur të themelohet ndonjë gjykatë që i gjykon krimet serbe në Kosovë, të ketë fakte për të dënuar ata që kanë kryer gjenocid.

Ai tha se në Poklek është kryer gjenocid pasi që janë vrarë civilë të paarmatosur andaj po kërkojnë drejtësi.

Ndërsa, Hysni Gucati nga OVL-UÇK, tha se 17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri./OnAir

Qeveria e Kosovës ndan mjete për Notre Damen!

Qeveria e Kosovës ndan mjete për Notre Damen!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj dy ditë më parë, raporton ksp.

Deri më tani, për rindërtimin e saj janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm.

Për kaq para, heq dorë nga miku më i mirë!

Për kaq para, heq dorë nga miku më i mirë!

Nëse dikush ju ofroi para për të lënë mikun tuaj më të mirë përgjithmonë, a do ta bëni? Dhe sa do të kushtonte të shkatërrosh miqësinë tënde?

Një studim i ri ka zbuluar se shumë britanikë do të ishin të gatshëm të thonë lamtumirë shokut më të mirë të tyre për vetëm 131,000 funte.

Nga të gjithë ata që u morën në pyetje, ata që jetonin në Liverpool u gjetën të jenë ‘më pak besnikë’ ndaj shokëve të tyre, duke thënë se ata do të kishin nevojë vetëm për £ 62,000 funte për të shkatërruar miqësinë.

Ndërkohë, ata në Glasgou, do të kishin nevojë për një shumë pak më të madhe, pasi ata kërkuan një shumë prej £ 200,000 funte për të bërë veprën.

Krahas kësaj, anketa shqyrtoi edhe qëndrimet ndaj miqësisë dhe është e drejtë të thuhet se ne të gjithë mund të jemi shumë mizorë për shokët tanë.

Ndërkohë, Kim Mills, menaxher në ë Foxy Bingo, tha: “Ky studim është një vështrim interesant në natyrën e miqësisë. Megjithëse disa njerëz do të shisnin mikut të tyre më të mirë poshtë lumit për disa para, është e sigurt se shumica e britanikëve vlerësojnë miqësinë dhe janë besnikë ndaj shokëve të tyre

​Këshilla se si të bëhesh i famshëm në Instagram

​Këshilla se si të bëhesh i famshëm në Instagram

Ju e trajtoni Instagramin si punë me kohë të plotë. Por, nëse do ishte? Të bëhesh i njohur në Instagram nuk është e lehtë, por pagesa mund të jetë e madhe.

Të bëhesh një “Instagram Influencer” do të thotë se bota është zyra juaj. Nëse doni të njiheni për rrobat tuaja apo mënyrën tuaj të jetesës – ose të gjitha këto dhe më shumë – këtu janë disa këshilla se si të bëhesh i famshëm në Instagram.Gjej qoshen tëndeMendoni për obsesionet, pasionet dhe talentet tuaja.

Pastaj, ndërto një markë personale rreth tij. Editoni fotot tuaja Nuk është e nevojshme të keni një kamera të shtrenjtë apo një ekip të tërë pas jush. Tim und të bëhesh I famshëm në Instagram duke përdorur telefonin tënd, dhe 1 program për të edituar fotot, siç mund të jetë VSCO. Sigurohuni që të gjeni dritën e duhur.Posto rregullishtMos postoni vetëm selfie, përpiquni të postoni foto ku u tregoni histori audiencës tuaj, inspirojini ata në mënyrë që të pëlqejnë gjërat që ju bëni.

Përpiquni të përcillni mesazhe nëpërmjet postimeve që bëni.

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./