Select Page
Premierë: Publikohet “Fejesa” nga Engjëllusha Salihu

Premierë: Publikohet “Fejesa” nga Engjëllusha Salihu

Engjëllusha Salihu sapo ka publikuar projektin më të ri të saj, shkruan OnAIR

“Fejesa” është kënga e re e këngëtares së talentuar. Nuk ka dyshim që edhe kjo këngë do të arrij të kap majat e suksesit si shumë projekte të tjera paraprake të këngëtares.

Engji po ecën me hapa të sigurt drejt muzikës duke arritur të fitoj zemrat e të gjithëve madje për kohë shumë të shkurtër.

“Fejesa” është tematika që Engji zgjodhi për këtë projekt. Nuk kemi dyshim kjo këngë do të rikthehet në një hit të pavdekshëm.Engjëllusha edhe këtë këngë e ka shoqëruar me një videoklip ku duket se është menduar çdo detaj të jetë i përsosur.

Kujtomë se edhe kjo këngë erdhi në bashkëpunim me produksionin më produktiv në vendin tonë VIZIONI LIBONIA

Më poshtë mund ta gjeni linkun e këngës më të re nga Engjëllusha Salihu./OnAIR

 

Komentuesi i thotë Dua Lipës “ndihmo kosovarët”, përgjigja e saj është epike

Komentuesi i thotë Dua Lipës “ndihmo kosovarët”, përgjigja e saj është epike

Këngëtarja Dua Lipa ka nisur sot një turne për të ndihmuar të varfërit në Liban.

Atje ajo është takuar me disa refugjatë sirian por edhe me fëmijë të ndryshëm të pastre në Liban derisa ka pasur një status të gjatë të cilin ua ka dedikuar atyre në rrjetet sociale.

“Unë kam pasur një përvojë shumë të mirë me praninë time në Liban për tri ditët e fundit, ku kemi punuar me UNICEF-in, duke u takuar me fëmijët në vendbanimet me refugjatë, trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive. Në veçanti dua të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Por poshtë këtij statusi ka pasur edhe të atillë të cilët kanë kërkuar që Dua ta bëj këtë gjë edhe në Kosovë.

“Ndihmoni njerëzit e juaj, Dua, shumë shqiptarë të Kosovës vuajnë sepse nuk kanë shtëpi dhe nuk kanë bukë për të ngrenë. Tani ju shkoni në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harroni njerëzit tuaj”, ka shkruar ky komentues.

E përgjigja e Duas ka qenë epike në këtë rast, pasi që ka pasur një përgjigje për personin në fjalë.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, ishte replika e Duas.

Kujtojmë se Dua Lipa ka disa vite që me këtë Fondacion organizon edhe një festival në Kosovë, që për qëllim ka bamirësinë, ndërkaq javën e kaluar në Kosovë, po me UNICEF ishte këngëtarja Rita Ora, e cila kishte bërë disa vizita fëmijëve të ndryshëm kosovarë.

 

Pas Rita Orës, Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in

Pas Rita Orës, Dua Lipa merr pjesë në një mision bamirësie me ‘UNICEF’-in

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në një mision bamirësie në Liban.

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit albumin nga vizita që ka bërë së fundi në Liban.

Këngëtarja ka thënë se kjo ishte përvoja e saj më e mirë për këto tri ditë, pasi shprehet se ka një lidhje të afërt me refugjatët, meqenëse edhe Kosova më parë ka qenë në gjendje konflikti.

“Unë kam pasur eksperiencën më të mirë me qenë në Liban për 3 ditët e fundit, duke punuar me UNICEF-in, duke u takuar me fëmijët në vendbanimet me refugjatë , trajnimin e të rinjve dhe programet për ndërtimin e aftësive.

Unë në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën janë futur për shkak të konfliktit.

Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend që është i përshtatshëm të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende buzëqeshin dhe bëjnë më të mirën e tyre edhe në situatë të keqe.

Unë kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, Rita Ora ditë më parë ka qëndruar në Kosovë, edhe ajo me mision bamirësie në bashkëpunim me UNICEF-in.

 

E para dhe e teta e motrave Mustafa

E para dhe e teta e motrave Mustafa

Nuk është e rastësishme që marrin klikime të jashtëzakonshme në çdo paraqitje, si muzikore ashtu edhe në aktivitetet tjera.

Me zërin dhe këngët e tyre janë të parat e zhanrit popullor, shkruan “Kosovarja”.

Motrat Mustafa janë të pranishme për dekada në skenën muzikore, duke bërë për vete kështu të gjithë publikun shqiptarë.

Ato janë aq të dashura dhe të respektuara nga të gjithë. Përveç muzikës që bëjnë, për to flitet e shkruhet çdo ditë.

E duke qenë se ka jo pak lexues që duan ta dijnë se cila prej motrave Mustafa është e para dhe cila sugaresha, kësaj pyetjeje i përgjigjen ato vet me postimin e sotëm të kesaj fotografie në Instagram.

Është sugaresha Lulja ajo që e ka ndarë me publikun fotografinë me motrën e saj të madhe Kumrijen.

Tetë motrat Mustafa ngjajnë secila me njera tjetrën dhe veç dy motrave – Sahides e Safetes , që janë më të njohura vështirë e kanë njerëzit t’i dallojnë të tjerat për shkakë të ngjashmërisë së madhe.

Ndryshe kënga ‘Çika e nanës‘, e Motrave Mustafa është projekti i fundit që ato kanë realizuar dhe që ka arritur 1 milionë shikime në kanalin zyrtar ‘YouTube‘, për vetëm tri ditë.

Kur këndojnë Engji dhe Shyhrete Behluli në ‘Dasmën e Nipit’, padyshim që atmosfera ndezet në maksimum

Kur këndojnë Engji dhe Shyhrete Behluli në ‘Dasmën e Nipit’, padyshim që atmosfera ndezet në maksimum

Shyhrete Behluli gjithmonë na ka dëshmuar që është një legjendë e gjallë në zhanrrin e muzikës popullore.

Po ajo ka tash e sa kohë që në këtë zhanërr ka marrë pas vete edhe bijën e saj Engjin, shkruan OnAir

Që të dyja nënë e bijë po korrin shumë suksese me këngët e tyre duke marrë pas vete miliona klikime.

Në projektin e tyre “Dasma e nipit” ato kanë arritur që të prekin rekordin e ri, duke marrë mbi  16 milion klikime.

Rikujtojmë që ato shumë shpejt do të vijnë edhe me albume muzikore e padyshim këto projekte do të publikohen nga partneri i tyre produksioni Vizioni Libonia./OnAir

Kështu ndezi atmosferën ditën e dasmës Remzia për djalin e hasretit

Kështu ndezi atmosferën ditën e dasmës Remzia për djalin e hasretit

Pothuajse nuk ka mbetur asnjë pjesë pa u komentuar nga dasma e përfolur e këngëtares Remzie Osmanit. Është vet ajo, e cila nuk iu përmbahet dot momenteve të dasmës andaj edhe po sjell shumë çaste nga atmosfera e krijuar në shtëpinë e saj.

Duke u cilësuar si vjehrra më moderne mund të themi se fare pak u dallua nga nuset që ishin prezente aty.

Jo vetëm pamja, por edhe energjia që ajo kishte në ato ditë nuk kaloi pa u komentuar e pa u përfolur.

Meqë është kështu, ne iu sjellim disa pamje të papublikuara, të cilat i ndau sot me miqtë dhe kolegët e saj.

Shikojeni vjehrrën e viti 2019 se si e kall për djalin e saj.