Select Page
Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin!

Pas shqiptimit të gjobës, sulmon fizikisht policin!

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mon Balaj’ të kryeqytetit, dje pas mesnate.

Premierë: Gresa Behluli  sjell këngën  “Afrohu”

Premierë: Gresa Behluli sjell këngën “Afrohu”

Jemi mësuar që Gresa Behluli gjithmonë të sjell këngë që mbesin gjatë në memorien e audiencës shqiptare, shkruan Onair

Këngëtarja gjithmonë arrin të publikojë projekte të cilat kapin milion klikime në YouTube.  “Afrohu” mban titullin projekti më i ri nga Gresa i cili pritet që të  gëzojë sukses si të gjitha projektet e këngëtarës.

Më poshtë ju ftojmë të dëgjoni “Afrohu” nga Gresa Behluli./ONAIR

Premierë: Zëri i Gresa Behlulit sjell versionin e ri të këngës “Mora Fjalë” e kënduar dikur nga nëna e saj Shkurte Fejza

Premierë: Zëri i Gresa Behlulit sjell versionin e ri të këngës “Mora Fjalë” e kënduar dikur nga nëna e saj Shkurte Fejza

Duket se nuk ka ndonjë shqiptarë që nuk e di një këngë që ngjallë emocion te çdo njeri, bëhet fjalë për këngën me titull “Mora Fjalë” kjo këngë me motive patriotike është kënduar nga perla e muzikës popullore Shkurte Fejza që tani vajza e saj Gresa ka vendosur ta risjellë tek publiku, shkruan Onair

Një zë i veçantë si i Greses nuk ka dyshim që ka sjell në mënyrën më të mirë këtë këngë.

“Mora Fjalë” vjen kësaj radhe nga vokali i mrekullueshëm i Gresës,/ONAIR

 

Urimi i Rita Orës për Kosovën bëhet viral në rrjete sociale!

Urimi i Rita Orës për Kosovën bëhet viral në rrjete sociale!

Rita Ora përmes rrjeteve sociale kishte uruar në mënyrë të veçantë 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhe nuk kishte harruar që të tregonte sërish që është krenare për origjinën e saj, shkruan OnAir

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në Instagram, përmes së cilave ka kujtuar koncertin që e mbajti në Prishtinë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Këngëtarja u shpreh mirënjohëse që e quan Kosovën shtëpi, e po ashtu kujtoi edhe klipin “Shine your light”, të cilin po ashtu e xhiroi në Prishtinë.

Postimi i Ritës është shpërndarë në disa faqe të rrjeteve sociale, ku theksohet se si në një vend me 1.9 milionë banorë Rita arriti të ndiqet nga 300 mijë persona në koncert.

ISTAR arrin edhe një rekord me episodin e dytë!

ISTAR arrin edhe një rekord me episodin e dytë!

Duket që seriali më i ri në tregun medial “iStar” është pranuar mirë nga audienca shqiptare sepse po korr sukses të jashtëzakonshëm, shkruan OnAir

Ani pse deri tani janë transmetuar vetëm dy episode, po arrin që të kthehet në një nga prodhimet televizive më të dashura për shqiptarët.

Me vetëm dy episode të transmetuara ka arritur që të kap afro 1 milion klikime në kanalin zyrtar të RTK-së, shkruan OnAir

Seriali vjen si prodhim i shkollës së aktrimit “iStar”, madje edhe me një kast të jashtëzakonshëm të aktorëve./

Seriali transmetohet çdo të diel në ekranin e RTK-së në ora 20;15./OnAir

Mihrije Braha në këtë moshë shtatzënë?

Mihrije Braha në këtë moshë shtatzënë?

Mihrije Braha është shumë aktive në rrjetet sociale e kjo gjë ebën këngëtare të jetë gjithmonë në fokus medial, shkruan Onair

Këtë herë këngëtarja i ka befasuar të gjithë fansat e saj disa edhe e kritikuan.

Është barku i saj i “fryrë”, kinse shtatzënë, ku sigurisht këtë e bëri vetëm për shaka, duke bërë qe të jetë përsëri e para, kështu edhe duke lënë gojëhapur të gjithë nga kjo gjë.

 

Sot mot me diell por në vikend borë e shi!

Sot mot me diell por në vikend borë e shi!

Ditët e para të javës do të karakterizohen me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike përgjatë Mesdheut dhe rajonit tonë, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të temperaturave.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojë mbi vendin tonë, ku mund të sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet e një moti stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e cilësisë së ajrit do të përkeqësohen, gjatë ditës mund të zbresin në vlera normale, e në orët e mbrëmjes do të rriten në vlera të pashëndetshme.

Nesër, mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Engji del në darkë me këtë bukurosh

Engji del në darkë me këtë bukurosh

Edhe pse mjaft e re në moshë, arriti sukses mjaft të madh në karrierë.

Engjellusha Salihu, me gjasë do të ndjek rrugën e nënës duke korrur suksese të pandalshme.

E gjithë familja janë mjaft aktiv me postime të ndryshme.

Sot, ajo ka publikuar një foto em nipin e saj Matinin, ku shkruan “dark me dundin” .

Në foto nuk shihen familjarët e tjerë, sigurisht këtë natë ka zgjedhur darkën ta kalojë vetëm në prani të tij.

 

Hamdi Tupi nuk ka konkurrencë! Madje ka rrahur ata të labeli-it tjetër!

Hamdi Tupi nuk ka konkurrencë! Madje ka rrahur ata të labeli-it tjetër!

Seriali vendor “Çka ka shpija” ka arritur që në secilin episod që të sjell shumë situata komike, madje edhe prek shumë herë tematika që janë aktuale në shoqërinë shqiptare, shkruan OnAir

Duket që Hamdi Tupi ka vendosur që kësaj radhe të merret me rep, madje thotë që nuk ka as konkurrencë me askënd.

Madje ai ka përfunduar edhe në burg sepse ka rrahur ata të label-it tjetër.

Por pse ka përfunduar në këtë gjendje?

Shikojeni episodin më poshtë./OnAir