Drejtori i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me Kryeministrin Avdullah Hoti  janë dakorduar që inspektoriat lokal dhe ai qëndror të mbikqyrin respektimin e masave anti-Covid 19, në terren.

Ata së bashku me inspektorët janë duke e mbikqyrur në vazhimësi punën në terren. Për shkak të numrit të vogël të inspektorëve në terren ai u shpreh se janë duke u munduar t’ respektojnë masat e ndërmarra të Qeverisë në terren.

Meqenëse masat janë bërë rigoroze, edhe inspektorët po dhëjnë dënimet e tyre për ata që nuk i përfillin masat. E bazike janë: bartja e maskave, distanca fizike, mos grumbullimi i më shumë se 5 personave dhe orari i kufizuar i lëvizjes prej orës 22:30-05:00.