Sabri Fejzullahu ndryshe njihet edhe si legjenda e muzikës shqiptare, shkruan OnAir.
Ai para disa jave ka sjellur në treg projekti e tij më të ri ‘Dashnija ime’, ku ka arritur të marrë më shumë se gjysëm milion klikime.
Duket që edhe ky projekt pritet të gëzojë fatin e shumë projekteve paraprake të cilat për kohë rekord kanë arritur të kapin miliona klikime në kanalin YouTube.
Kjo këngë është punuar nga: MProduction, teksti është shkruar nga Petro Xhori Muz & Ork : Irkenc Hyka./OnAir