Ministria e Shëndetësisë në Itali ka propozuar sanksione ekstreme në luftën ndaj koronavirusit. Në përpjekjet për të mos lejuar një valë të dytë prekjesh me koronavirus dhe mijëra viktima si në valën e parë, Italia ka propozuar vendime tejet të ashpra.

Të gjithë ata që nga pakujdesia përhapin koronavirusin, do të dënohen deri në 12 vite burgim. Ndërsa, personat që qëllimisht do përhapin këtë sëmundje, mund të dënohen me burgim të përjetshëm

Italia poashtu ka marrë vendime që të gjithë personat që vijnë nga shtetet jashtë Shëngenit do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 2 javore.

Kjo do të thotë që diaspora kosovare që jeton në Itali mund të ketë obligative karantinimin 2 javësh.