Adnan Januzaj kishte disa fjalë për kritikuesit dhe ekspertët anglezë që në kaluarën vënin në dyshim talentin e tij.

Januzaj, realizoi një gol të bukur që rezultoi të jetë i fitores (1-0) kundër Belgjikës.

“Natyrisht puna ime ishte ta dëshmoja veten para njerëzve se në të kaluarën në Angli kisha shumë kritika”

“Dua t’i tregoj atyre njerëzve se jam këtu, jam shumë i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur që shënova një gol të shkëlqyer kundër një kundërshtari të mirë”.

“Unë kam shpenzuar shumë energji në punë. Këtë vit kam luajtur në një ekip si Real Sociedadi që më ka bërë të rritem si lojtar. Në moshën 23-vjeçare gjëja më e rëndësishme është të kesh paraqitje në fushë dhe të vazhdosh të përparosh. Jam shumë i kënaqur që po shkon në këtë mënyrë”, tha istogasi për mediat britanike.

Januzaj deri më tani ka pasur nëntë paraqitje për Belgjikën dhe ka realizuar një gol