Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shtuar kërkesat e saj në mënyrë që të kompensohet një javë mësimi në fund të këtij viti shkollor.
Përpos se duan të nivelizohen pagat për mësimdhënësit e nivelit 1-5 me ata të mesëm, ata kërkojnë rritje të koeficientit edhe për pedagogë, psikologë dhe sekretarët e shkollave.
E gjitha kjo për të zëvendësuar një javë, nga orët e humbura gjatë grevës, në fund të këtij viti shkollor.
Kjo u tha në mbledhjen e kryesisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ku u diskutua për zëvendësimin e orëve të humbura.
Ndër të tjera kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë që ministri Bytyqi ta tërheqë vendimin për kompensimin e orëve dhe kushdo që po mendon që do të zëvendësohen tre javë është duke gabuar shumë rëndë./OnAir