Aktorja Arta Nitaj, e cila u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Xhesika”, në serialin “O Sa Mirë”, është njëra ndër femrat më të përfolura në showbizin vendor.

Ajo po ka një sukses të jashtëzakonshem qoftë në punën që po e bën për serialin apo edhe jashtë tij.
E derisa kanë mbetur edhe pak  ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës, duket që Xhesikën do ta shohim në ekranin televiziv si moderatore.

Bëhet fjalë për televizionin Dukagjini.
Kështu ka njoftuar edhe moderatori nga ky televizion, Fidan Rama, i cili ka postuar një video të shkurtër ku shihet një ekip që do të marrë pjesë në panel për Kampionat Botërorë.