Është një nga artistet shqiptare që për vite me radhë vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.
Këngëtarja ashtu sikurse artistët e tjerë, është përdoruese e rregullt rrjeteve sociale, përmes të cilave njofton fansat për më të rejat rreth saj, shkruan lajmi.net. Së fundi, Shyhretja ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të gjatë dhe dukej shumë elegante. Ajo dukej në top-formë në fustanin e zi dhe pranoi komente pozitive nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Shyhretja është “Dasma e nipit”, këngë kjo në duet me Engjin, që mori mbi 6 milionë klikime në YouTube.