Kemi dëgjuar këngë nga tematë më të ndryshmet, po t’i këndohet pijes ‘Redbull’, nuk ju ka rastisur të dëgjoni shpesh.
Këtë këngë të veçantë për pijen ‘Redbull’, na e sjell këngëtarja Dona Spahiu, ku duket që e ka pikatur me këtë temë pasi që kjo këngë po dëgjohet në çdo cep ku ka rini.
‘Redbull’, ka marrë mijëra klikime në kanalin YouTube, shkruan OnAir.
Projektin në fjalë Dona e ka realizuar në bashkëpunim me produksionin VIZIONI LIBONIA.
Për ta dëgjuar edhe ju këtë këngë të veçantë nga Dona Spahiu klikoni në videon e mëposhtme./OnAir