Një tjetër personazh i njohur shqiptar është infektuar me korona virus.

Bëhet fjalë për këngëtarin Art Abazi, i cili përmes një instastory ka deklaruar se është konfirmuar pozitiv me Covid 19.

Arti ka treguar se është më mirë se dje dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e diel jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshem. Dje i’u nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKSHP se unë kam rezoltuar pozitiv me covid 19. E rëndësishme është që sot jam më mirë se dje. Përmes kësaj mase dua t’ju lus për respektim të rregullave. mbani maskën pëer të mbrojtur vetën dhe familjen! Shëndet dhe dashuri për ju. Shihemi së shpejti. Arti”