Afrona Dika, e fejuara e këngëtarit të njohur Blero Muharremit, është ndër femrat më të komentuara në mediat rozë shqiptare.
Duke pasur parasysh faktin që ka numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale, Afrona nuk heziton që të ndajë momente nga jeta profesionale, por edhe private.
Në fotografinë e fundit që ka publikuar në Instagram, ajo ka rrëmbyer vëmendjen me dukjen krejtësisht natyrale. Afrona ka dëshmuar se duket pothuajse njësoj edhe kur nuk është e grimuar.