Ajo mbetet një këngëtare mjaft e dashur nga publiku.
Ganimete Abazi po vazhdon të zhvillojë veprimtarinë e saj prej një këngëtareje, teksa është mjaft aktive në skenë.

Në rrjetin social Instagram ajo është mjaft aktive, ku po e dëshmon se agjenda e saj me dasma dhe mbrëmje muzikore është e ngjeshur.

Sot, Ganja vjen me një video mjaft të veçantë, duke treguar pritjen dhe befasinë që asaj i kanë bërë.

Përderisa ajo po këndon para dasmorëve, para saj shfaqet zjarri, i cili merr formën e emrit të saj “GANJA”, ky një gjest i lezetshëm.