“Sot mund t’ju siguroj, por jo dhe për dje. S’e kam problem t’ua tregoj trupin”, tha kryeministri shqiptar, duke “akuzuar” Sali Berishën për dezinformata të tilla.

Ai po ashtu tha se s’ka pse ta udhëzojë presidentin Thaçi, por që duhet respekt ndaj njëri – tjetrin dhe se e rëndësishme është njohja e Kosovës si shtet sovran nga Serbia.

“Unë të udhëzoj gjarpërin? Nuk udhëzoj askënd, mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi me një qëllim. Secili ka këndvështrimin e vet për arritjen e qëllimit, por jemi respektues ndaj njëri –tjetrit.

Integrimi në BE i Shqipërisë apo i Kosovës është temë shumë e madhe por jo kaq e madhe sa njohja e Kosovës si shtet sovran nga Serbia”, tha Rama.