Kjo do t’i japë fund mosmarrëveshjeve dhe zënkave për përzgjedhjen e muzikës, gjatë udhëtimeve të gjata familjare

Sigurisht se iu ka ndodhur, të dëgjoni muzikën e përzgjedhur nga dikush tjetër gjatë udhëtimit, që u ka shkaktuar dhimbje koke, por nuk keni pasur çfarë të bëni

Prodhuesi korean është duke punuar në një sistem të avancuar zërimi, që i mundëson secilit pasagjer të dëgjojë muzikën e dëshiruar, radio transmetues apo emetim prej ndonjë telefoni. Pa pasur nevojë për dëgjuese.

Kjo mund t’i jepte fund zënkave familjare, pasi prindërit mund të dëgjojnë jazz apo muzikë klasike, ndërsa fëmijët këngëtarët apo grupet e preferuara të zhanrit pop.

Për kompletimin e kësaj teknologjie, Kia është duke punuar që nga vitit 2014, ndërsa do të jetë pjesë e modeleve që do t’i lansojë së shpejti.

Sipas Kias, ky sistem vepron duke bllokuar zonat akustike të veturës, sikurse veprojnë edhe dëgjueset për bllokimin e zhurmës.

Udhëtarët kanë mundësi që secili të lidhë telefonat përmes portave USB, që u mundëson t’i përgjigjen privatisht telefonatave të tyre.