Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un filluan në Singapor një takim historik, ku gjithë bota ka drejtuar sytë tek ta.

Takim ky i cili ndodhi në mjedisin prej 12 hektarësh të hotelit luksoz Capella në ishullin Sentosa.

E kjo gjë i ka bërë përshtyoje edhe modeles shqiptare, Angela Martini e cila ka vite që jeton në Amerikë, e si duket është mbështetëse e Trump.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar momentin e shtrëngimit të duarve të Trump dhe Kim Jong, ndërsa ka disa fjalë drejtuar Trumpit.

“Meriton çmimin Nobel sepse bëri një gjë kaq të mrekullueshme”, ka shkruar Angela, duke etiketuar në fotografi dhe presidentin e SHBA-ve.