Familja e Qazim Sylejmanit nga fshati Bellopojë e komunës së Podujevës jeton në kushte të mjerueshme dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë nga të gjithë shqiptarët, shkruan OnAir
Kjo familje jeton në varfëri të skajshme, madje edhe shtëpia në të cilën jetojnë është drejt rrënimit.
Stafi i emisionit “Pasdite” që transmetohet në Tribuna Channel e kanë vizituar këtë familje e cila kërkon ndihmë dhe kanë treguar që madje jetojnë me një ndihmë sociale që e marrin në muaj.
Dëgjojeni rrëfimin e plotë të kësaj familje../OnAir