‘Batalioni Atlantiku’, këngë shqiptare e cila po i merr zemrat e të gjithë shqiptarëve anë e mban botës, e cila është kënduar me aq dashuri dhe ëndje nga Ilir Shaqiri dhe Arben Krasniqi.
E, këngëtari Ilir Shaqiri, gjithmonë ka ditur që të na rrëqeth trupin kur ti dëgjojmë këngët e tij për vendlindjen, shkruan OnAir
Një prej këngëve që mbetet në mendjen e të gjithëve është ‘Poçari’, kushtuar të gjithë shqiparëve që kanë shkuar shumë vite më parë në Turqi për t’u larguar përgjithmonë nga vendlindja e tyre nga dëbimet masive që kanë ndodhur në atë kohë.
Ashtu edhe kjo këngë kushtuar djemve dhe vajzave që kanë ardhur nga Amerika për ta ndihmuar shtetin e tyre të çlirohet nga okuptori serb, ka filluar të bëjë bujë duke marrë pas veti mijëra klikime.
Kujtojmë, që këtë tekst fantastik për projektin ‘Batalioni Atlantiku’, e ka shkruar vetë këngëtari Ilir Shaqiri kurse muzikën e ka bërë djali i tij Korab Shaqiri./OnAir