Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grupet e Kampionatit Botëror duke kaluar tutje si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.

Goli i vetëm në këtë fitore të belgëve erdhi në minutën e 51-të me anë të Adnan Januzajt, i cili shënoi një supergol pas një goditje të fortë dhe të saktë.