Emina Cunmulaj ka pak ditë që është bërë nënë për të dytën herë, duke sjell në jetë të voglën, Mia Sorya.Së fundi, ajo ka publikuar një imazh së bashku me të bijën e saj në llogarinë në “Instagram”, ku shihet shumë e thjeshtë por edhe e bukur.

Sidoqoftë, një adhurueseje të saj nuk i ka pëlqyer hunda e Eminës duke e komentuar se është e madhe.

“Qyqa moj vajzë, të rujt Zoti por çfarë hunde ke”, i ka komentuar ndjekësja.

Por edhe Emina i ka kthyer menjëherë përgjigje asaj duke i thënë se askush nuk është përfekte.

“Siç ma ka fal Zoti. Nuk jemi të gjithë perfekt. Ishalla je e kënaqur ti me hundën tënde sikur unë me timen, ehhh sa më e madhe hunda, më kollaj merr frymë”, kishte shkruar Emina.