Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejojë transmetimin e Kampionatit Botëror “Russia 2018” në shesh.

Ky transmetim ishte planifikuar të bëhet nga kompani KD Events, por asaj i është revokuar pëlqimi nga Komuna.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, duke mos dhënë asnjë sqarim.