Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë, në sheshin ‘Nënë Tereza’ performoi këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora.

Ajo u paraqit me veshje kuq e zi, teksa ‘ndezi’ atmosferën ani pse atë mbrëmje ishin temperaturat e ulëta. Megjithatë këtë koncert në shesh dolën ta shohin rreth 300.000 qytetarë.
Rita sërish u rikthye me një koncert, por kësaj radhe në Tiranë. Ajo mbrëmë performoi në sheshin ‘Skendërbej’, ku edhe këtë herë u përkujdes të ketë diçka nga simbolet shqiptare. Rita u paraqit me pamje të re, ku kishte ngjyrosur flokët nga bionde në të kuqe.

Për ta parë Ritën në shesh dolën 250.000 qytetarë. Ku këngëtarja falënderoi të gjithë ata që dolën për tu bërë pjesë e kësaj mbrëmjeje.