Një kopshtar i paemëruar që kujdeset për disa prona në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, ka gjetur një metodë praktike, për të kryer punë pa u lodhur.

I hipur në pajisjen lëvizëse ‘segway’ ai kalon me lehtësi nëpër pjesët anësore të kopshteve dhe i pret me kosën elektrike, barin e rritur

“Rregullimi i pjesëve anësore më merrte shumë kohë, andaj vendosa të bëja diçka. Vendosa ta blejë pajisjen dhe tani jam shumë i pushuar”, ka thënë ai.

Megjithatë, mësimi i ngasjes së një ‘segway’ nuk është aq i lehtë, pasi ka raste të shpeshta që të rriturit janë rrëzuar dhe kanë pasur lëndime të konsiderueshme