Sukeset e këngëtarit Genc Prelvukaj nuk mungojn asnjëherë. Projektet e tij gjithnjë kthehen në hite dhe mbeten ndër këngët më të dëgjuara, shkruan OnAir.
Ai vitin e kaluar e ka realizuar projektin ‘Harrove’ në bashkëpunim me këngëtaren Eni Koçi ku ka arritur të marrë pas vete me miliona klikime në kanalin YouTube.
Kënga është realizuar nga produksioni muzikor Black Fish, ku është përcjell me nje videoklim fenomenal të menduar deri në detajin e fundit, për realizmin më të mirë të mundshëm të këngës.
Ndryshe Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, ka kohë që e kanë shpallur zyrtarisht fejesën e tyre./OnAir