Now Reading
Kulaç me arra dhe djathë, askush nuk i thotë dot jo!

Kulaç me arra dhe djathë, askush nuk i thotë dot jo!

Seç ka një shije magjepsëse ky kulaçi apo jo? Imagjino t’i shtosh edhe arra…

 

Receta:

80 gram. arra
250 ml qumësht
450-500 gram miell
150 gram djathë
100 gram kos
2 vezë
80 gr gjalpë
1 pako pluhur pjekës
Kripë

Përgatitja:

Në një tas rrihni vezët me kosin. Shtoni gjalpin e shkrirë, qumështin dhe i përzieni mirë. Gradualisht shtoni djathin e copëtuar, miellin dhe pluhurin pjekës.

Shtoni pak kripë dhe e punoni mirë masën. Në fund i bashkëngjisni arrat e thërrmuara në copa jo shumë të vogla.

See Also

Merrni një tavë, e lyeni me gjalpë dhe vendosni në të kulaçin. Sipër e shtypni me ndihmën e një piruni.

E fusni në furrë për t’u pjekur në temperaturë 170 gradë për 40 minuta.

Ju bëftë mirë!

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top