Tashmë e ka siguruar vendin e vet në listën e serialeve më të dashura shqiptare të cilat janë kthyer në prodhime televizive shumë të dashura dhe të veçanta në guidat programore, shkruan OnAir
ISTAR titullohet seriali i ri që ju është shtuar guidës programore të RTK-së dhe ka arritur që për kohë rekord të arrijë mijëra klikime që me episodin e parë të transmetimit.
Ndërsa këtë javë është transmetuar episodi i 11 dhe madje deri tani ende pa u mbushur 24 orët e transmetimi ka arritur afro 200 mijë klikime. Madje ata kësaj radhe kanë vendosur që të pasqyrojnë raportin motër e madhe- motër e vogël, dhe përplasja e gjeneratave.
Sërish motra e madhe e ka harruar motrën e vogël që ta marr nga shkolla. E krejt këto probleme kanë nisur që nga arrestimi i babait të tyre./OnAir